Mike Maignan bën gafën e vitit, në “San Siro” vendos goli i Nico për pjesën e parë (video)

Milan po përballet me Como-n në “San Siro”, ndeshje e prapambetur e javës së 24-të në Serie A, e cila u shty për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore më datën 8 shkurt, kur ishte programuar që të luhej.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku pas një gafe fatale të Mike Maignan, ishte Nico Paz që përfitoi dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, që dominoi në lojë dhe rezultat.

SHIKOGOLIN

The post Mike Maignan bën gafën e vitit, në “San Siro” vendos goli i Nico për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.