Mbi 55 për qind e kutive të votimit për kandidatët për deputetë janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit.
Bazuar në këtë rezultat, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adriatik Berisha, ka marrë 9624 vota dhe është shumë afër që të sigurojë një ulëse në Kuvend.
Berisha u bë edhe më i njohur pasi trajtoi babanë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ai ishte shfaqur përkrah Thaçit kur iu dha leja nga Haga për ta vizituar babanë e tij në spital, i cili muaj më vonë vdiq.








