Mijëra tifozë turq morën pjesë në ndeshjen mes Turqisë dhe Holandës në kuadër të çerekfinaleve të Kampionatit Evropian dhe në fund ata u zhgënjyen.
Tulipanët mundën 2-1 turqit, për të cilën gara kishte përfunduar dhe tifozët e saj i dërguan një mesazh të qartë UEFA-s para fillimit të ndeshjes gjatë intonimit të himnit kombëtar.
Të gjithë tifozët e pranishëm treguan me duar “përshëndetjen e ujkut”, atë për të cilën u pezullua heroi i Turqisë në ndeshjen e 1/8-ës kundër Austrisë, Merih Demiral.
Vendimi i UEFA-s për pezullimin e Demiralit ka hasur në reagime të ashpra nga Turqia, madje ka pasur edhe një mosmarrëveshje diplomatike mes turqve dhe gjermanëve, ndërsa mbrojtësi nuk ka mundur të luajë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj holandezëve.
Duke bërë gjestikulim para ndeshjes, turqit e shtynë inatin dhe i treguan qartë UEFA-s se çfarë mendojnë për vendimin e saj lidhur me pezullimin e Demiralit për dy ndeshje.
Ju kujtojmë se “Ujqërit e Gjelbër” janë një grup ultra-nacionalist dhe përfaqësojnë një ideologji që pretendon se raca turke është superiore ndaj të tjerëve dhe përpiqet ta bashkojë atë në një vend nga Ballkani deri në Kinë.