“Mijëra raste – Problemi i ri janë fletëvotimet pa numër serik – Kërkesa jonë është rivotimi, duhet përsëritur zgjedhjet”, Gruda i PDK’së për Mitrovicën

Sonte në Pressing diskutohet për dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë dhe reagimet që pasuan. Në studio janë Përparim Gruda, deputet i PDK-së, Nezir Kraki, deputet i Grupit Parlamentar të LVV-së dhe panelistët e Pressing, Parim Olluri, Viktor Buzhala e Burim Ramadani.

Gruda thotë se ashmë është shfaqur edhe një problem i ri me fletëvotimet, të cilat janë pa numër serik.

“Unë besoj që do të shkoj në mijëra. Prej mëngjesit deri në ora 5 më kanë ardh plotë raste, vazhdojnë me’m ardh edhe tash në grupin e Whatsappit, komisionerët tanë. Problem i ri që u shfaq tash në mbrëmje është se ka fletëvotime pa numër serik. Gjitha këto fletëvotime sipas ligjit janë të pavlefshme”, tha ai.

Tutje, Gruda kërkoi që të ketë rivotim në Mitrovicë, pra kjo komunë të shkojë prapë në zgjedhje.

“Kërkojmë që në Mitrovicë të ketë rivotim, duhet përsëritur zgjedhje dhe kemi ofru fakte të bollshne. Edhe nëse është gabim teknik, duhet përsëritur zgjedhjet”, tha ai.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë. Ai ka bërë me dije se kjo gjuhë është bërë burim i dhunës që po rritet gjithandej. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se duhet të ndalet ky fenomen. “Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej. Për ta ndalur këtë fenomen, duhet të kundërshtojmë me forcë gjuhën e ashpër politike që ndan shoqërinë dhe si pasojë, nxit dhunën fizike”, ka shkruar ai.