Mijëra haxhinjë falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Profetit në Medine

Muslimanët që kryen Haxhin në tokat e shenjta e falën namazin e xhumasë në xhaminë En-Nebawi në Medinë të Arabisë Saudite në të cilën profeti Muhamed punoi në ndërtim e saj dhe në të cilën ndodhet edhe varri i tij, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Haxhinjtë që kaluan ditët e tyre në Medinë duke adhuruar dhe duke vizituar vende dhe zona të shenjta mbërritën në xhaminë En-Nebawi herët gjatë ditës për të falur namazin e xhumasë.

Ndërsa prisnin kohën e namazit të xhumasë, haxhnjtë lexuan Kuranin dhe u lutën. Ata gjithashtu kryen namaze vullnetare gjatë kësaj.

Me afrimin e kohës së namazit të xhumasë, në xhaminë En-Nebawi dhe përreth saj u përjetua një intensitet dhe qindra mijëra haxhinjë u rreshtuan dhe falën namazin e xhumasë brenda dhe përreth xhamisë En-Nebawi.

Pas namazit të xhumasë, haxhinjtë falën edhe namazin e xhenazes, kaluan përpara Huxhra al-Saadat (dhomës së profetit) u përshëndetën dhe u lutën.

Grupi i fundit i haxhinjve turq që kryen obligimin e Haxhit do të niset nga Meka më 4 korrik dhe nga Medina më 7 korrik.

The post Mijëra haxhinjë falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Profetit në Medine appeared first on Kosovapost.net.