Predrag Mijatović, ish-lojtar i Real Madridit (1996–1999) dhe ish-drejtor sportiv i klubit (2006–2009), ka komentuar për “El Larguero” largimin e Xabi Alonsos dhe emërimin e Álvaro Arbeloa si trajner i ri: “Gjatë ndryshimeve që bënte në ndeshje, lojtarët shpesh reagonin me shprehje dyshimi, sikur të thoshin: Çfarë po bëjmë?”
Megjithatë, Mijatović theksoi se përgjegjësia nuk ishte e futbollistëve: “Nuk dua të them se ishte faji i tyre, thjesht skuadra nuk u lidh kurrë plotësisht me trajnerin”. Mijatović e cilëson zgjedhjen e Arbeloa si “pak të nxituar”, ndonëse vëren sinjale pozitive: “Në ndeshjet e fundit, Reali i Alonsos po luante më mirë, por humbja në derbi me Atletico krijoi dyshime”.
Ai shton se Arbeloa mund të ketë ardhur herët, ose i mungon eksperienca, por “këto gjëra ndodhin te klubet e mëdha”. Pas konferencës prezantuese, Mijatović e vlerësoi Arbeloa si “të sigurt, komunikues dhe të qetë”, duke nënvizuar njohjen e thellë të klubit. Në fund, ai theksoi një problem më të gjerë: “Nuk është vetëm çështje trajneri, por e një skuadre që ndonjëherë duket se ka humbur urinë dhe motivimin”.
Pastaj e mbylli me optimizëm: “Mund të bëjë mirë, i uroj gjithë fatin e mundshëm”.
The post Mijatović: Skuadra nuk ka qenë kurrë plotësisht e lidhur me trajnerin Alonso appeared first on Telesport.










