Miftaraj: VV-ja, dështimet për të hartuar ligje në pajtim me Kushtetutën po i kompenson duke e sulmuar Gjykatën Kushtetuese

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se dështimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të hartuar politika dhe ligje në pajtim me Kushtetutën, po i kompenson duke e akuzuar, njollosur dhe sulmuar Gjykatën Kushtetuese.

Miftaraj tha se që nga viti 2020, janë më shumë se tri vjet të plota në pushtet të VV-së dhe sipas tij, të vetmen ekspertizë që e kanë dëshmuar është propaganda, vajtimi, mallkimi dhe diagnoza për secilin që nuk iu nënshtrohet apo i kundërshton.

“Na kanë lodh me vajtime e ankesa koti! Me iu thanë punoni najsen, ka kundër efekt, se edhe kur të punojnë e bojnë keq ose shumë keq”, tha Miftaraj.

Kujtojmë se gjatë ditës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se vonesa e tejzgjatur dhe e paarsyeshme e Gjykatës Kushtetuese në vlerësimin e kushtetutshmërisë së projektligjeve dhe akteve të tjera të miratuara në kuvend, janë cenim i drejtpërdrejt i demokracisë.

Related Posts