Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshijë ngritje ose ulje të çmimit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryesuesit  të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që deri në fund të vitit të shqyrtohen tarifat e reja të rrymës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike”.

“Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit”, shkruan ai.