Miftaraj padit për shpifje Alban Krasniqin e Vetëvendosjes

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj disa personave, për shkak të, siç ka thënë, ofendimeve, fyerjeve dhe shpifjeve të publikuara kundër tij.

Përmes një njoftimi, Miftaraj ka sqaruar se, pavarësisht një jave të ngarkuar me angazhime profesionale dhe probleme shëndetësore, ka konsideruar obligim qytetar dhe ligjor reagimin ndaj deklarimeve që i ka cilësuar si të pavërteta dhe mashtruese.

Ai tha se ka deponuar në Gjykata Themelore në Prishtinë një padi civile për ofendim dhe fyerje ndaj Alban Krasniqi, anëtar i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Miftaraj ka sqaruar se padia lidhet drejtpërdrejt me “shpifjet dhe mashtrimet e publikuara ndaj meje.”