Miftaraj: Media e ndjek lajmin që është interes publik, Presidenti dhe familja e saj janë interes publik

Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar pas arrestimit dhe lirimit të kameramanit të Paparacit, Jetmir Muji për shkak të xhirimeve të mbrojtjes së afërt të presidentes, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se mediat nuk e përndjekin askënd dhe se mediat i ndjekin lajmet që janë në interes të publikut ku përfshihen edhe presidentja dhe familja e saj.

“Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore që ia garanton pozita zyrtare nuk mund të mbrohet duke sulmuar median.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Media nuk përndjek askend.

Media e ndjek lajmin që është interes publik. Presidenti dhe familja e tij/saj janë interes publik.

Një politikan dhe familja e saj që ruhet 24 orë nga policë të specializuar dhe profesionistë nuk mund të paraqitet viktimë.

Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore që ia garanton pozita zyrtare nuk mund të mbrohet duke sulmuar median.

I keni degraduar funksionet qe I mbani dhe institucionet publike qe udhehiqni deri ne ate mase sa nuk e dime a eshte institucioni i Presidentit te Republikes se Kosoves apo një çerdhe e femijeve.