Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të kryej punë të mëdha anipse mund t’i kushtoj në elektorat, sepse sipas tij, interesi i Republikës nuk do të duhej të sakrifikohej për interesa elektorale.
Ai ka shkruar se tash duhet një lider që s’dezerton nga përgjegjësia e detyrat e rënda.
E plotë:
Kosova ka nevoje per LIDER qe ka guxim dhe vullnet politik per te iu dal para sfidave qe e presin Republiken e Kosoves, edhe me koston e sakrifices te votave te elektoratit. Interesi i Republikes nuk do te duhej te sakrifikohej per interesa partiake apo elektorale.
Kerkesat nderkombetare jane te njohura. Kater vite Kosova iu ka bere bisht ketyre kerkesave duke demtuar raportet me aleatin kryesor ShBA dhe vendet mike te Bashkimit Evropian.
Reputacioni i Republikes se Kosoves ne raport me partneret nderkombetare ka rene ne nivelin me te ulte te mundshem.
Abstenimi nga marrja e pushtetit apo formimit te qeverise do te ishte ikje e pergjegjesise. Pushteti nuk duhet pare vetem si privilegj por si pergjegjesi.
Ne kohe te veshtira dalin LIDERE qe i dalin ZOT atdheut duke sakrifikuar per te miren e shtetit. Ne kohe veshtira poashtu e deshmojne veten frikacaket qe dezertojne nga detyrat dhe pergjegjesite.