Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar me deklaratën e ministres në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë (MINT), Rozeta Hajdari, pasi kjo e fundit gjatë konferencës për media është pyetur edhe për dorëheqjen e saj nga posti i ministres.
Hajdari ka thënë se “Jo asnjëherë. Jam më se kranare dhe e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim të Kosovës”, raporton Periskopi.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social ironizuar me deklaratën e ministres në detyrë, Rozeta Hajdarin.
“Jam më se e lumtur që popullit tim i kam shkaktuar dëm financiar prej 3 milion Euro. Jam më se e lumtur që i shërbej partisë-shtet.Filozofia e qeverisjes made in Albin Kurti dhe LVV.Thuaj jo korrupsionit! Thuaj jo fitore subvencionit! Hajnat në bur”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:











