Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa

Pas publikimit të dokumentit që tregon se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Albin Kurtit, është në proces të licensimit, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

Ai shkruan se ‘është interesant se si disa këshilltarë të Albin Kurtit janë marakli të tregitsë me rrymë’ dhe përfundon se po vjen ‘era shtet i kapur’.

Postimi i plotë i Miftarajt:

“Interesant se si disa keshilltare te Albin Kurtit jane marakli te tregtise me rryme elektrike.

Interesant se biznesit te tregtise me rryme elektrike i kane hyre vetem pasi qe partia e tyre ka ardh ne pushtet.

Interesant se si per kater ose pese vite pushtet, numri i banesave se tyre eshte rritur krahas edhe rritjes se kursimeve dhe financave personale.

Nga kerkesa per shtet te se drejtes, ne shtet te keshilltareve dhe klientelizmit.

Era shtet i kapur!”, shkruan ai.