Mickoski, i cili e urren UÇK-në, i bën një argat VLEN-it: ia jep votat e maqedonasve në Saraj dhe me to fiton pa balotazh

 Komuna e Sarajt është fituar nga VLEN-i. Fitoren e kanë mundësuar votat e maqedonasve të cilat i ka orientuar kryeministri Mickoski në drejtim të VLEN-it.
Në votat për Kuvend Komunal, AKI e cila drejtohet nga Ali Ahmeti mori 9.205 vota ndërsa VLEN mori 9.004 vota. Partia e VMRO-s së Mickoskit mori 589 vota.
Kanë mjaftuar votat e maqedonasve që kandidati i VLEN-it të fitoi pa balotazh. Për kryetar të Komunës, kandidati i VLEN-it i merr votat e maqedonasve dhe fiton me 9.664 vota.