Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në “Buffy the Vampire” “Slayer” dhe “Gossip Girl”, ishte tërhequr nga Hollywood vite para vdekjes së saj të papritur në moshën 39-vjeçare.
Sipas burimeve, Trachtenberg nuk arriti të gjente sukses të qëndrueshëm si aktore e rritur, duke u distancuar gradualisht nga industria e filmit.
“Ajo pati disa role të vogla në dekadën e fundit, por asgjë të rëndësishme”, tha një burim për ‘People’.
Vitet e fundit, aktorja kishte ngjallur shqetësim për shëndetin e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Projekti i saj i fundit i madh ishte si producente dhe prezantuese e dokumentarit kriminal “Meet, Marry, Murder” në 2021, ndërsa roli i saj i fundit në ekran ishte një rikthim në “Gossip Girl” në 2023.
Trachtenberg ndërroi jetë të mërkurën në apartamentin e saj në New York, ku u gjet nga nëna e saj.
Më parë, ajo kishte kryer një transplant të mëlçisë për shkak të problemeve shëndetësore, duke përfshirë raportime mbi varësinë nga alkooli.
Autoritetet nuk kanë gjetur shenja të një vdekjeje të dyshimtë.
Familja e saj ka refuzuar një autopsi për arsye fetare, duke bërë që shkaku i vdekjes të mbetet i papërcaktuar.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka tronditur miqtë dhe kolegët, me yje si Ed Westwick dhe Rosie O’Donnell që kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime të bukura për aktoren. /Telegrafi/