Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se është bërë një hap kyç drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e parasë publike.
Nga muaji gusht, sistemi i e-Prokurimit dhe sistemi i Thesarit janë të ndërveprueshëm, ku çdo procedurë prokurimi për projekte kapitale mund të nisë vetëm pasi të jetë konfirmuar një zotim buxhetor, qoftë ai vjetor apo shumëvjeçar, duke parandaluar kësisoj shpenzimet pa mbulim financiar.
“Ky hap përmirëson ndjeshëm planifikimin e investimeve kapitale dhe garanton që procedurat e prokurimit të fillojnë vetëm kur fondet përkatëse janë të zotuara dhe të konfirmuara. Gjithashtu, ndërlidhja shmang parregullsitë dhe vonesat, duke ofruar më shumë transparencë për qytetarët dhe rritur efikasitetin në menaxhimin e financave publike”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
The post MFPT: Prokurimi i projekteve kapitale vetëm me zotim buxhetor të konfirmuar appeared first on Kosovapost.net.