Skuadra e Llapit ka njoftuar se Hamdi Namani është larguar edhe zyrtarisht nga klubi.
Namani kishte kontratë edhe vitin e ardhshëm me Llapin, por me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Me Llapin, Namani luajti 77 ndeshje, ku kontriboi me 8 gola e 7 asistime.
Ja njoftimi:
“𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐇𝐚𝐦𝐝𝐢 𝐍𝐚𝐦𝐚𝐧𝐢 – 𝐋𝐔𝐌𝐈
Klubi Futbollistik Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka zgjidhur kontratën me mesfushorin Hamdi Namani – LUMI.
Edhe pse kontrata ishte e vlefshme për sezonin e ardhshëm, klubi dhe futbollisti janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit.
Namani u bashkua me ne në edicionin 2023/24 dhe gjatë këtyre dy sezoneve ka zhvilluar 77 ndeshje, duke kontribuar me 8 gola dhe 7 asistime.
Klubi ynë e falënderon përzemërsisht Lumin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Hamdi Namani largohet nga Llapi appeared first on GazetaBlic.