“Situata e tmerrshme në Gaza i ka treguar një brezi të ri se sa shumë kemi nevojë për një Evropë më të fortë që promovon paqen”, deklaroi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë fjalimit të saj në qytetin italian të Riminit.
Ajo tha se bota ka ndryshuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të ndërlikuara nga ç’ishin dikur, ndërsa lufta në Ukrainë nxori në pah varësinë nga Rusia, shkruan adnkronos.it.
“Ne gjithashtu duhet t’i drejtohemi një audience më të re dhe më skeptike në lidhje me rolin e Evropës në gjetjen e një rrugëdaljeje në Lindjen e Mesme dhe Gaza, ku situata mbetet e tmerrshme. Shumë viktima të pafajshme, pengje që ende nuk janë liruar. Shumë fëmijë po vuajnë pasojat dhe dje u vranë më shumë gazetarë. Kjo situatë është e patolerueshme”, theksoi presidentja e PE-së.
”Status quo-ja’ e BE-së do të thotë dorëzim, do të thotë lënien e Evropës në anë të rrugës. Evropa nuk ka qenë kurrë spektatore në botë dhe ne nuk duhet të mësohemi kurrë të jemi një e tillë. Ne jemi udhëheqës; thjesht duhet të kemi guximin për të marrë vendimet e nevojshme. Është koha të ndalojmë së shikuari Evropën ashtu siç është dhe të fillojmë ndërtimin e Evropës ashtu siç mund të jetë”, vazhdoi Metsola.
Sipas saj, BE ka vetëm dy mundësi: ndryshim të guximshëm ose spirale të ngadaltë dhe të dhimbshme drejt mungesës së rëndësisë.
“Unë mbështes ndryshimin”, shtoi presidentja e Parlamentit Evropian.
The post Metsola: Ga*za tregoi domosdoshmërinë e një Evropë më të fortë appeared first on Kosovapost.net.