Meta tregon a është i sigurt kalimi nëpër tunelin e Kalimashit pas zjarreve

Pas zjarrit tanimë tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai ka treguar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës.

“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. ????❤️ Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, ka shkruar Meta.

Pas shpërthimit të zjarrit në Kukës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shkuan për t’i dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare në luftimin e zjarreve të shumta që shpërthyen.

Autoriteteve shqiptare në ndihmë iu dolën edhe zjarrfikësit nga Kosova.

Related Posts