Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.
Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.
Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqizmin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.
Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024.
Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.
The post Meta kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu appeared first on Kosovapost.net.