Meta: Integrim më të plotë të shqiptarëve në Mal të Zi
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku është pritur nga homologu i tij, Milo Gjukanoviç.
Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe integrimi i plotë i shqiptarëve, është në interesin e përbashkët të dy shteteve. Ai shprehet shumë i lumtur që ka vizituar zyrtarisht Malin e Zi dhe thekson se takimi i zhvilluar me homologun Gjukanoviç ka qenë i shkelqyer.
“Shumë i lumtur të vizitoj zyrtarisht Malin e Zi dhe të zhvilloja me Presidentin, Milo Gjukanoviç një takim të shkëlqyer!
Forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, në interesin më të mirë të përbashkët”.