Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar

Lionel Messi, ylli i Inter Miami, është sërish në qendër të vëmendjes për një nismë jashtë fushës, ndërsa vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij tek Argjentina. Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar fushatën “Messi+10: Sezoni 2”, ku ka zgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues të momentit.

Befasuese është mungesa e emrave si Lamine Yamal e Franco Mastantuono (Barcelona dhe Real Madrid), pasi Messi ka vendosur që në krye të listës të jetë Nico Paz, argjentinas që luan në Itali me Como 1907 dhe i dalë nga akademia e Real Madridit. Pas tij vijnë Kendry Páez (Strasbourg), Rio Ngumoha (Liverpool), Mohamed Kader Meïté (Rennes), Brajan Gruda (Brighton), Mika Godts (Ajax), Andrey Santos (Chelsea) dhe Rodrigo Mora (Porto).

Në listë përfshihen edhe dy futbolliste: Clara Serrajordi e Barcelonës Femenino dhe Lily Yohannes e Lyonit.

The post Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar appeared first on Telesport.