Messi zbulon anën intime: Antonela më pëlqente që fëmijë, jam romantik. E shijoj vetminë

Lionel Messi u shfaq spontan, ironik dhe i hapur në një intervistë ekskluzive për “Luzu TV”, duke treguar anën e tij më personale. Ai foli për jetën familjare. “Në shtëpi jetojmë me topin gjithë ditën”, – tha, duke shpjeguar se futbolli është pjesë e përditshme e fëmijëve të tij. Një rregull i Antonela Roccuzzo është i qartë; asnjë ndeshje brenda shtëpisë.

Messi tregoi si rendi dhe organizimi janë të rëndësishëm për të: “I kordinoj rrobat sipas ngjyrave, përgatis gjithçka para stërvitjes dhe nuk më pëlqen që t’i prekin gjërat e mia. Thiago është si unë; Mateo dhe Ciro janë më shumë si Antonela”.

Ai u shpreh romantik: “Më kushton të shpreh emocione, por më pëlqen të bëj të lumtur personin që dua”. Dhe shtoi: “Jam më i çuditshëm se sa dukem. Më pëlqen të rri vetëm për të evituar kaosin”. Messi rikujtoi fillimet me Antonela në Rosario. “Më pëlqente që fëmijë”, – duke treguar një anë të ndjeshme dhe të vërtetë të kampionit.

The post Messi zbulon anën intime: Antonela më pëlqente që fëmijë, jam romantik. E shijoj vetminë appeared first on Telesport.