Messi, sinjale lamtumire: Nuk kam vendosur ende nëse do jem në Kupën e Botës 2026

Lionel Messi e ka lënë të paqartë pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026. Pas fitores 3-0 ndaj Venezuelës në Buenos Aires, ndeshja e fundit kualifikuese në shtëpi, kapiteni i Albiceleste nuk dha një përgjigje të prerë nëse do ta mbrojë titullin e fituar në “Katar 2022”.

“Siç e kam thënë, nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror… Në moshën time është logjike ta mendosh kështu”, – tha ai për “TyC Sports”. – Ditë pas dite përpiqem të ndihem mirë dhe të jem i ndershëm me veten. Nëse nuk e shijoj më, nuk ka pse të jem në fushë. Nuk e kam vendosur ende. Do ta shoh veten pas sezonit dhe përgatitjeve”.

Ai foli edhe për emocionet e lamtumirës në Buenos Aires: “Ta mbyllja kështu me njerëzit e mi ishte ëndërr. Shumë vite pata dashurinë e Barcelonës, por më donin edhe këtu. Do të mbaj mend vetëm momentet e bukura”. Me dopietën e tij, Messi e çoi në 114 gola rekordin me Argjentinën.

Argjentinë-Venezuelë 3-0; Messi e feston me dopietë ndeshjen e fundit në shtëpi (video)

The post Messi, sinjale lamtumire: Nuk kam vendosur ende nëse do jem në Kupën e Botës 2026 appeared first on Telesport.