Prej disa ditësh, Inter Miami ka njoftuar rinovimin e kontratës së Leo Messit. Argjentinasi 38-vjeçar ka vendosur të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin amerikan deri në vitin 2028. Ai e ka komentuar kështu vendimin:
“Kam thënë gjithmonë se do ta bazoja vendimin tim në mënyrën se si ndihesha dita-ditës, fizikisht dhe mendërisht. Dua të vazhdoj të luaj dhe të jem pjesë e këtij klubi. E vërteta është se jam ndier shumë mirë gjatë vitit, jam i lumtur që jetoj në Miami, ashtu si edhe familja ime”.
Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re
The post Messi shpjegon pse rinovoi me Inter Miami: Ndihem ende mirë, fizikisht dhe mendërisht appeared first on Telesport.










