Lionel Messi po përjeton një periudhë qetësie dhe rilindjeje në Miami, qytet që e ka pritur me entuziazëm, pas përvojës zhgënjyese te PSG. Vetëm 13 ditë pas rinovimit me Inter Miami deri në dhjetor 2028, kampioni argjentinas mori “çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Francis Suarez. Me këtë rast foli hapur për jetën e tij të re dhe të kaluarën e afërt:
“Ishte e vështirë të largohesha nga Barcelona. Kemi kaluar gjithë jetën atje, ishim shumë të lumtur. Nga Argjentina u largova në moshën 13-vjeçare, bashkëshortja ime erdhi në Barcelonë në moshën 20-vjeçare. Në Paris u përshtatëm mirë, por nuk po e shijoja futbollin. Nuk po kënaqesha, për disa arsye. Gjithçka ishte e re dhe ndryshe nga ajo që isha mësuar”.
Ai shtoi se transferimi në SHBA ishte një vendim familjar: “E zgjodhëm Miami bashkë, gjithçka u bë më e lehtë. Jeta këtu është e pabesueshme”. Për të ardhmen, Messi tha: “Nuk mendoj ende për tërheqjen. Dua vetëm të vazhdoj të luaj e të kënaqem”. Gjithashtu, ai zbuloi interes për biznesin: “Më tërheq bota e bizneseve, dua ta njoh e ta mësoj”.
The post Messi: Sa i vështirë largimi nga Barcelona! Në Paris nuk po kënaqesha për disa arsye appeared first on Telesport.












