Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka shpëtur një sulmi në një klub në Ibiza, pasi që një person dukej se po tentonte ta sulmonte argjentinasi.
Ky moment ishte kapur në kamera, ku disa roje sigurimi e kishin rrethuar argjentinasin teksa po largohej nga vendi i ngjarjes.
Incidenti kishte ndodhur gjatë një feste në Ushuaia Beach Hotel në ishullin e Ibizës ku 32 vjeçari ishte bashkë me gruan e tij Antonela-n, si dhe me dy bashkëlojtarët aktualë te Barcelona, Luis Saurez dhe Jordi Alba.