Messi rikthehet nga lëndimi me gol

Lionel Messi ka shënuar një tjetër gol në kampionatin amerikan.

Futbollisti argjentinas shënoi golin e dytë të Inter Miamit, në fitoren 2-1 ndaj Philadelphia Union.

Ky ishte goli i dytë në tre ndeshje, krahas edhe dy asistimeve, transmeton indeksonline.

Inter Miami është lider i tabelës ku nuk di për humbje, duke grumbulluar 13 pikë në pesë ndeshje.