“Këtë vit u ndjeva shumë mirë, pata fatin të luaja shumë ndeshje”, – tha Leo Messi pasi fitoi “MLS Cup”. Me dy asistet e tij u shpall MVP i finaleve dhe kandidat për MVP të “MLS 2025”. Pas një 2024-re të mbushur me dëmtime, Messi pati një vit 2025 madhështor në plan individual, duke rritur shpresat e Argjentinës për Botërorin 2026 dhe mundësinë e fitimit të dy Kupave radhazi (2022–2026).
Në “MLS 2025” ai fitoi titullin, Konferencën e Lindjes me Inter Miami, u shpall MVP i finaleve, “Këpuca e Artë” (35 gola) dhe asistuesi më i mirë (23), duke luajtur 34 ndeshje: 35 gola, 28 asistime, 63 kontribute në gola, 101 driblime dhe 36 raste të krijuara. Në total më 2025, në të gjitha kompeticionet dhe me kombëtaren, luajti 54 ndeshje, shënoi 46 gola dhe dha 26 asistime.
Me Inter Miami u fut në 1/8 e Botërorit të Klubeve dhe fitoi titullin nr.47 të karrierës. Me Argjentinën: 5 ndeshje, 3 gola. Sfidat 2026 janë të mëdha: MLS, “Leagues Cup”, “ConcaChampions”, stadiumi i ri në mars dhe Botërori 2026 (nis më 11 qershor). Messi s’ka konfirmuar, por gjithçka të çon te Kupa e gjashtë e Botës për Leon.
The post Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore” appeared first on Telesport.










