Leo Messi ishte i ftuari special në “American Business Forum” që po zhvillohet në Miami, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga sporti dhe politika. Argjentinasi u prit me duartrokitje të mëdha dhe foli për disa tema. Para fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Miami i dorëzoi “çelësin e qytetit”, një nder që iu jepet personaliteteve me ndikim pozitiv në komunitet.
Për Kupën e Botës: “Kur fituam Botërorin në Katar, ndjeva të njëjtën gjë si kur lindën fëmijët e mi. Është një ndjesi e vështirë për t’u shpjeguar, kaq e veçantë dhe kaq e madhe, sa gjithçka që them do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme”. Për Botërorin 2026: “Kam pritshmëri shumë të larta, do të jetë diçka e jashtëzakonshme”.
Për karrierën: “Kam pasur momente të vështira, por kurrë nuk dyshova. Gjithmonë ndoqa ëndrrat e mia. Zoti më ka dhuruar një dhunti”. Për rinovimin deri më 2028: “Kjo lidhet me faktin se jemi mirë si familje dhe dua të vazhdoj të ndihmoj në rritjen e klubit”.
Messi: Sa i vështirë largimi nga Barcelona! Në Paris nuk po kënaqesha për disa arsye
The post Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi appeared first on Telesport.












