Messi, mesazh zemre për fansat: Nuk dua që të mbarojë kurrë, por “pensionimi” po vjen…

Leo Messi ka falënderuar nga zemra fansat e Argjentinës për mbështetjen, teksa ndeshja ndaj Venezuelës, me gjasë ishte e fundit në shtëpi për 8 herë fituesin e “Topit të Artë”. Vetë kapiteni i Albceleste ka shkruar në Instagram:

E dua këtë sport, por po, jam i vetëdijshëm që momenti i pensionimit do të vijë natyrshëm. Siç kam thënë, dua ta vendos hap pas hapi, duke ndjerë çdo ditë si gjithmonë. E vërteta është se po ndihesha shumë mirë, pastaj pata lëndimin që më la jashtë, edhe pse vetëm për 15 ditë. Ma prishi ritmin. Kur u ktheva…, nuk ndihesha rehat, por fatmirësisht tani kam luajtur tri ndeshje radhazi.

Shpresoj ta mbyll vitin mirë dhe më pas të kem përgatitje serioze për sezonin e ri. Ishte një natë shumë e veçantë, që ende më lë pa fjalë nga emocionet. Faleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për dashurinë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të sjellë e ardhmja, vetëm Zoti e di… FORCA ARGJENTINA!”

 

The post Messi, mesazh zemre për fansat: Nuk dua që të mbarojë kurrë, por “pensionimi” po vjen… appeared first on Telesport.