Lionel Messi nuk do të përfitojë nga pushimi i MLS për ta përgatitur Botërorin 2026. Ylli argjentinas kishte dashur të luante në “Saudi League” gjatë 4 muajve të pushimit për të arritur në formën më të mirë, por ministria ia refuzoi kërkesën.
Abdallah Hammad, drejtor i “Mahd Academy for Talent Development”, shpjegoi në një podcast për Thmanya: “Përfaqësuesit e Messit më kontaktuan gjatë Botërorit të Klubeve, verën e kaluar. Propozuam që ai të vinte për 4 muaj, por ministri refuzoi, duke thënë se kampionati saudit nuk do të ishte një qendër për përgatitje”.
Me këtë vendim, bie edhe mundësia e një përballjeje zyrtare për herë të fundit mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.
The post Messi kërkoi të përgatitej në Arabinë Saudite për Botërorin 2026, por ministri i thotë “jo” appeared first on Telesport.



 
															






