Duke ditur interesin e madh të Real Madrid ndaj talenteve të reja, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndaj dhe “Los Blancos” i janë shtuar listës së gjatë të klubeve të interesuara për Konstantinos Karetsas.
18-vjeçari grek, aktualisht pjesë e Genk në Belgjikë, mund të luajë si mesfushor sulmues dhe sulmues i mirëfilltë. Talenti dhe aftësia e tij në fushë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. I konsideruar si “Messi grek”, Karetsas ka kaluar me sukses provën e mbikqyrjes të Juni Calafat, shefit të skautëve të Real Madrid dhe tashmë është në listën e objektivave të “Los Blancos” për t’u transferuar gjatë verës së ardhshme, sipas asaj që bën me dije “Sports Illustrated”.
Përveç Real Madridit, në garë për Karestas janë edhe Man. City, PSG, bayern, Dortmund, Milan dhe Arsenal. “Messi grek” është nën kontratë me Genk deri në vitin 2029, por duke parë interesin e klubeve të sipërpërmendura është e vështirë që 18-vjeçari të qëndrojë ende te klubi belg dhe për sezonin e ri. Vlera në treg e Karestas është 35-40 milionë euro.
The post “Messi i Greqisë”, Real Madrid i shtohet listës së gjatë të klubeve për transferimin e yllit të ri ballkanas appeared first on Telesport.










