Messi dhe Yamal do të takohen në Finalissima, 17 vjet pas fotos ikonike

Lamine Yamali u bë kampion i Evropës me Spanjën mbrëmë pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në finale.

Po mbrëmë kampion u shpall edhe Lionel Messi me Argjentinën në Copa America, pas triumfit 1:0 ndaj Kolumbisë.

Kështu, Argjentina dhe Spanja do të përballen në edicionin e radhës së Finnalissimas, që zhvillohet midis kampionit të Evropës dhe atij të Amerikës Latine.

Kjo përballje do të zhvillohet më 2025, dhe sipas shumë gjasave, do të shënojë edhe takimin mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, 17 vjet pas fotografisë ikonike të legjendës së Barcelonës duke e “bekuar” Yamalin, atëbotë foshnjë, përcjell Klan Kosova.

Kjo shkrepje e bërë në kuadër të një foto-sesioni mori namin këto kohë, pasi që Yamali shpërtheu në skenë edhe për Spanjën, duke u shpallur lojtar më i mirë i ri në këtë Evropian.