Vera e Lionel Messit po kalon mes zërave të shumtë të merkatos, nga ofertat marramendëse të Arabisë Saudite tek ideja e çuditshme për një transferim te Como. Ndërkohë, kampioni argjentinas vazhdon të shkëlqejë me Inter Miami, duke shënuar e mahnitur me lojën e tij.
Gjithsesi, Messi nuk spikat vetëm në fushë. Ai tërheq vëmendjen edhe jashtë saj, këtë herë jo për ndonjë gol spektakolar, por për… një orë luksoze. Në rrjetet sociale është bërë “virale” fotoja ku “La Pulga” mban në dorë një “Rolex Daytona Cosmograph”, e njohur si modeli “Barbie”. Bëhet fjalë për një orë prej ari të verdhë 18 karatësh, me çmim zyrtar prej 395 mijë dollarësh.
Ky është një model tejet i rrallë, pjesë unike në koleksionin e Messit, i cili tashmë është jashtë katalogut dhe thuhet se ekzistojnë më pak se 10 copë në gjithë botën. Kjo e bën orën jo vetëm të jashtëzakonshme për vlerën e saj, por edhe për ekskluzivitetin që përfaqëson. Një detaj i tillë e vendos sërish Messin në qendër të vëmendjes, duke treguar se klasi i tij shkon përtej futbollit.
“Coldplay” e bën sërish…; Messi dhe Antonella surprizohen nga “kiss cam” (video)
The post Messi dhe ora “Barbie”, që po bën xhiron e botës. Sa kushton dhe pse është e pazëvendësueshme appeared first on Telesport.