“Messi dhe Neymar nuk e besonin”; Alexis Sánchez rikthen kujtimet e golit historik ndaj Realit

Alexis Sánchez viziton sot “Santiago Bernabéu” me Sevilla, pas një jave të veçantë ku u bë baba për herë të parë dhe festoi 37-vjetorin e lindjes. Kileni riktheu në kujtesë golin e tij të veçantë me Barcelonën ndaj Real Madridit më 26 tetor 2013, një “vaselinë” e bukur që vulosi fitoren 2-0 në “Camp Nou”.

“Mora një pasim të përpiktë nga Neymar, bëra diagonalen dhe pashë portierin që kishte dalë pak përpara… Shënova golin dhe po e festonim me Ney dhe Leo. Ata më thanë: Si e godite kështu? Po, po, vërtet nuk e besonin”, – rrëfeu Alexis për ESPN.

Sulmuesi ka luajtur tek Interi, Manchester United dhe Arsenali, por kujton me nostalgji vitet te Barça, ku u stërvit nga Guardiola dhe Vilanova, duke përjetuar atë që quante “tiki-taka” dhe një lidhje të veçantë në fushë. Me Blaugranët, ai luajti 141 ndeshje, shënoi 46 gola dhe fitoi një La Liga, një Kupë Mbreti, tri Superkupa Spanjolle, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh. Më 2014 u transferua tek Arsenali për 42 milionë euro, pas blerjes 26 milionëshe nga Udinese.

The post “Messi dhe Neymar nuk e besonin”; Alexis Sánchez rikthen kujtimet e golit historik ndaj Realit appeared first on Telesport.