Figurina e rrallë e Lionel Messit ka sjellë pasurim të vërtetë për një koleksionist. Një kartë “Panini Mega Cracks” e sezonit 2004-2005, që daton nga debutimi i argjentinasit me Barcelonën, u shit në ankand për shifrën rekord 1.5 milionë dollarë (rreth 1.28 milionë euro). Kjo shumë tejkalon rekordin e mëparshëm prej 1.33 milionë dollarësh, vendosur në vitin 2022 nga një figurinë e Pelé, e vitit 1958, prodhuar nga “Alifabolaget”.
Kjo figurinë e Messit lidhet me sezonin e tij të parë si profesionist, kur debutoi në La Liga në tetor 2004 kundër Espanyol. Ekspertët theksuan se ekzemplari i shitur ishte në gjendje perfekte, element që ndikoi fuqishëm në vlerën finale. Ky rekord tregon jo vetëm potencialin e madh ekonomik të kartave koleksionuese të lidhura me futbollistët legjendarë, por edhe magnetizmin e jashtëzakonshëm që emri i Messit ka në botën e sportit dhe koleksionizmit.
Sipas specialistëve, kombinimi i rrallësisë, ruajtjes së shkëlqyer dhe rëndësisë historike, nisja e karrierës së njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e bën këtë figurinë praktikisht unike.
The post Messi bën të pasur koleksionistin, figurina e 20 viteve më parë shitet për 1.5 milionë dollarë appeared first on Telesport.