Një aspekt shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve është t’iu jepni përgjegjësi atyre përgjatë kohës që ata po rriten.
Kjo jo vetëm do t’i ndihmojë ata të disiplinohen e të njohin rregullat për mirëqenien e tyre, por do të kontribuojnë edhe në përfitimin e një lloj autonomie dhe pavarësie në jetën e tyre.
Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për t’ua rrënjosur ndjenjën e përgjegjësisë konsiston në të bërit të fëmijës pjesëmarrës në detyrat e shtëpisë.
Ja se çfarë rekomandojnë psikologët sipas Revistës Psikologji bazuar në moshën e fëmijës:
Për fëmijët 2-3 vjeç
– të organizojnë lodrat e veta
– të ushqehen vet
– të hedhin mbeturinat në kosh
– të ujisin bimët
– të çojnë rrobat e veta në vendin e duhur
Për fëmijët 4-5 vjeç
– të vishen vetë
– të shkojnë në tualet
– të ndihmojnë në shtrimin e tryezës
– të ushqejnë kafshët shtëpiake
Për fëmijët 6-7 vjeç:
– të shtrojnë shtratin
– të organizojnë tryezën e punës
– të përgatisin çantën e shkollës
– të lajnë pjatat
– të marrin pluhurat apo të ndihmojnë në pastrimin e shtëpisë
Për fëmijët 8-9 vjeç:
– të lahen vetë
– të lajnë dyshemenë
– të kujdesen për kafshën shtëpiake
– të përgatisin mëngjesin
– të lajnë pjata ,i vëzhguar nga prindi
Për fëmijët 10-11 vjeç:
– të pastrojnë dhomën e vet
– të shëtisin qenin
– të pastrojnë kopshtin
– të kujdesen për vëllain apo motrën e vogël
Për fëmijët mbi 12 vjeç:
– të hedhin plehrat
– të bëjnë pazarin
– të fshijnë pluhrat
– të qepin me gjilpërë
– të mësojnë shumë gjëra të tjera nga kurreshtja.
Në fillim kur i lexojmë gjithë këto “punë” për fëmijët na duken të tepërta për ta , pasi i mendojmë gjithnjë të vegjël dhe të paaftë për punë , por duke u përfshirë në punë dhe duke marrë mbi vete përgjegjësi, fëmija do të mësojë shumë.
Do të mësojë të vlerësojë punën e tjetrit, të jetë falenderues ndaj gjërave që i serviren apo shërbimeve që i kryen dhe mbi të gjitha do të mësojë të vlerësojë veten përmes përgjegjësive.