Mësohet ora e takimit të presidentes me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Sot, më 4 qershor 2025, në orën 14:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim të përbashkët konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka njoftuar zyra e presidentes.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Vendi: Salla C301, ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.