Mësimdhënësi filmohet derisa e godet një nxënës brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

Nje rast i dhunës fizike është regjistruar brenda ambienteve të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

 

Bazuar në pamjet e publikuara, një mësimdhënës ushtron dhunë brutale ndaj një nxënësi të kësaj shkolle.

Derisa, nxënësi, siç shihet në pamje, tenton të vetëmbrohet duke e shtyrë me këmbë mësimdhënësin. Paparaci ka dërguar pyetje në Polici për të marrë detaje më të hollësishme lidhur me këtë rast, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.