Leo Messi nuk po e pret me sportivitet “plakjen” e tij. Bëhet fjalë për periudhën e vonë të karrierës së tij futbollistike.
Argjentinasi ka mbushur 30 vjeç në qershorin e kaluar, dhe normalisht momenti kur do t’i japë fund karrierës futbollistike po i afrohet.
Në një intervistë për emisionin “La Cornisa”, ai foli për këtë çështje.
“Të gjithë thonë se është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshime për këtë. Do të jetë shumë e vështirë të mos kesh rutinën e stërvitjes, lojës. Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të rri. Dua të bëj të gjitha gjërat që nuk mund t’i bëj. Por sinqerisht, nuk e di se çfarë do të bëj”./Panorama Sport/