Mesfushori 21-vjeçar që po shkëlqen në Ligue 1 drejt Atletico Madrid, kushton 25 milionë euro

Pasi tërhoqi interesin e disa klubeve angleze, emri i Habib Diarra ka përfunduar edhe në shënjestrën e Atlético Madrid. Sipas “RMC Sport”, klubi spanjoll ka ndjekur nga afër performancat e kapitenit të Strasbourg, i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligue 1.

Presidenti Mark Keller e ka lënë derën hapur e një transferimi të mundshëm: “Nëse vjen një ofertë interesante për Habib dhe për ne, ai mund të largohet“. Me sa duket, kjo ofertë mund të vijë nga Madridi.

“Colchoneros”, të magjepsur nga profili i mesfushorit 21-vjeçar senegalez (4 gola në 28 ndeshje në kampionat sezonin e kaluar), thuhet se kanë kontaktuar agjentët e lojtarit dhe drejtuesit e Strasbourg.

Nga ana e tij, Diarra po shikon me sy të mirë një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, i tërhequr nga mundësia për të luajtur në Champions League nën drejtimin e Diego Simeone. Çmimi i mesfushorit vlerësohet në mbi 25 milionë euro: një shifër e konsiderueshme, por që mund të justifikohet nga potenciali i madh i lojtarit.

The post Mesfushori 21-vjeçar që po shkëlqen në Ligue 1 drejt Atletico Madrid, kushton 25 milionë euro appeared first on Telesport.