Mesazhi që emisari Sorensen e dha nga Kosova për dialogun: Koha për të ecur përpara

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen qëndroi të mërkurën për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite zyrtari evropian pati takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe liderë partiakë.

Pas takimeve, diplomati danez deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi është i gjallë dhe po i bënë hapat e tij, transmeton Klankosova.tv.

Pas takimeve që zhvilloi gjatë ditës, Sorensen, e bëri një postim në X në mbrëmje rreth qëndrimit në Prishtinë.

“Vizitë produktive në Kosovë sot. Në të gjitha takimet e mia, theksova nevojën urgjente për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, tani më shumë se kurrë”.

“Rruga drejt integrimit kalon përmes përparimit domethënës në Dialog. Është koha për të ecur përpara”, shkroi ai.