José Mourinho e nisi sezonin te Fenerbahçe, por eliminimi nga Benfica në “play-off” të Champions League çoi në shkarkimin e tij. Ndërsa pritej një vit pushim, ndodhi ndryshe. Pas humbjes së Benfica ndaj Qarabag, Bruno Lage u shkarkua dhe presidenti e bindi Mourinhon të pranonte stolin. “Unë isha i qetë në shtëpi pas Fenerbahçe, nuk mendoja për Portugalinë. Pranova, sepse ishte Benfica”, – tha ai.
Pas humbjes 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea, portugezi zbuloi se ndër të parët që e përgëzoi ishte Florentino Pérez: Më dërgoi një mesazh: Jam shumë i lumtur që je kthyer në një klub të nivelit tënd”. Mourinho foli edhe për Chelsea: “Është një lidhje dashurie, edhe pse e largët, vazhdojmë të jemi pak të dashuruar”.
Marrëdhëniet e tij me presidentin e Real Madridit kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, siç konfirmoi Jorge Valdano: “I dërgonte më shumë mesazhe atij sesa mua”. Vetë Valdano kujtoi se në vitin 2011 u largua nga klubi për shkak të përplasjeve me Mourinhon, të cilin atëherë Florentino e vlerësonte më shumë.
The post Mesazhi i Perez për Mourinho dhe xhelozia e Valdanos: I shkruan atij më shumë sesa mua… appeared first on Telesport.










