Mesazhi i Allegrit për zikaltrit… Milani nuk humbet kurrë, tani di edhe të fitojë bindshëm

Nëse nuk humbet kurrë, ke shanse të mëdha ta mbyllësh sezonin me diçka të rëndësishme. Historia e Serie A e thotë këtë, me përjashtimin e Perugia së Castagner më 1978-79. Në epokat e fundit, sezonet me zero, ose një humbje kanë sjellë gjithmonë titullin. Milani ka humbur vetëm në javën e parë në shtëpi ndaj Cremonese dhe është 5 pikë pas Interit kryesues, por më 8 mars ka edhe përballjen direkte.

Milani nuk humbet sepse është një skuadër shumë e fortë. Përtej polemikave për Allegrin “rezultatist”, blloku qendror është ndërtuar në mënyrë perfekte: tre mbrojtësit (De Winter/Tomori, Gabbia, Pavlovic) dhe tre mesfushorët (Fofana, Modric, Rabiot). Një miks force fizike, teknike dhe inteligjence taktike. Ndeshja me Bologna e vërtetoi këtë; sulmi i vendasve nuk ishte kurrë i rrezikshëm.

Fitorja pa sulmues titullarë është një tjetër shenjë force. Pa Leao, Pulisic dhe Fullkrug, Loftus-Cheek shënoi për 1-0, ndërsa roli hibrid i Nkunku nxori “game over” shumë shpejt. Allegri mbron talentin; zemërohet për “gabimet teknike”, jo për elegancë. Renditja thotë 50 pikë, 14 fitore, 8 barazime dhe vetëm një humbje. Mesazhi për Interin është i qartë: Milani nuk humbet kurrë, madje tani di edhe të fitojë bindshëm.

 

 

The post Mesazhi i Allegrit për zikaltrit… Milani nuk humbet kurrë, tani di edhe të fitojë bindshëm appeared first on Telesport.