Mesazhet e Escobarit nga Shqipëria: E mbështesim Ballkanin e Hapur, marrëveshja e Ohrit është historike

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, po e viziton rajonin. Ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Shqipëri, ku ka dhënë edhe një intervistë për Top Chanel. Në këtë emision, përveç deklaratave rreth çështjeve në shtetin shqiptar, ai është pyetur edhe rreth disa temave për Kosovën e rajonin, të cilat lidhet po ashtu me shtetin kosovar.

Në fakt, Escobar u pyet në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, ku Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, u dakorduar, por nuk e nënshkruan, një marrëveshje të përkrahur nga BE-ja e ShBA-ja. Ai e cilësoi si historike këtë marrëveshje mes dy vendeve që nuk kanë pasur shumë besim.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim.” – vlerësoi Gabriel Escobar.

Related Posts