Mesazh ironik i Haaland për Guardiolën: Ata që luajnë ‘Fantasy’ nuk do të jenë shumë të kënaqur

Erling Haaland nuk reagoi si Vinicius në “El Clásico”, por pas ndeshjes së Manchester City ndaj Bournemouth, kur u zëvendësua në minutën e 82-të, dërgoi një mesazh me ironi. I pyetur nëse ishte i zemëruar për humbjen e mundësisë për “hat-trick”, Haaland tha: “Këtë pyetje duhet t’ia bëni Guardiolës. Ata që luajnë ‘Fantasy’ nuk janë kënaqur që më zëvendësuan”.

Norvegjezi shënoi golin e avantazhit pas 15 minutash dhe më pas golin që prishi barazimin e Bournemouth. Ai pranoi se mund të kishte shënuar një “hat-trick”, po ta finalizonte saktë kundërsulmin ndaj Petrovic. Pas ndeshjes, Guardiola lavdëroi performancën: “Luajtëm shumë mirë, ishim inteligjentë me topin, Haaland ishte përsëri vendimtar”.

Haaland u shpall MVP i ndeshjes prej dy golave të tij dhe kërcënimit konstant për mbrojtjen kundërshtare. Të dy golat erdhën nga asistimet e Rayan Cherki, me të cilin po ndërton një bashkëpunim të frikshëm: “Të gjithë e njohim talentin e tij, ai më dha sot dy asistime fantastike. Shpresoj të vijnë shumë të tjera”.

 

The post Mesazh ironik i Haaland për Guardiolën: Ata që luajnë ‘Fantasy’ nuk do të jenë shumë të kënaqur appeared first on Telesport.