Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj Levante në “Santiago Bernabeu”, për javën e 20-të në La Liga. Fillimi i ndeshjes por edhe gjatë saj pati vërshëllima të shumta për disa nga yjet e Real Madrid, sa herë që ata kapnin topin si Vinicius Junior, Bellingham dhe Valverde.
Po ashtu pati thirrje të shumta dhe kundër presidentit Florentino Perez. Ndër emrat e vetëm ndaj të cilit nuk pati vërshëllima ishte Kylian Mbappe. Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Sfida u zhbllokua në minutën e 58-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë francezi pai u pengua në zonë. Në minutën e 65-të, Arda Guler kroson nga këndi, Raul Asenscio kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Real Madrid fiton 2-0 dhe renditet në vendin e dytë em 48 pikë, momentalisht 1 pikë pas Barcelonës, e cila ende nuk ka luajtur për këtë javë. Levante mbetet në vendin e 19-të.
The post Mes vërshëllimash të shumta, Real Madrid bën detyrën në “Bernabeu”. Vendosin Mbappe dhe Asencio (video) appeared first on Telesport.










