Real Madrid ka fituar 0-1 në “Estádio da Luz”, në transfertën ndaj Benfica, në ndeshjen e parë për play-offin në Champions League. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik serioz për të dyja skuadrat, duke u mbyllur në barazim 0-0.
Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe, shumë e trazuar për gjithçka që ndodhi në fushë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, pas një goli shumë të bukur të Vinicius Junior. Braziliani shënoi me një goditje plot klas brenda zonës. Menjëherë pas golit, Vinicius Junior ndëshkohet me karton të verdhë, për shkak të mënyrës provokuese si festoi golin. SHIKOGOLIN
Minutat në vijim ishin një kaos i vërtetë, Vinicius Junior pretendon se një nga lojtarët e Benfica, argjentinasi Gianluca Prestianni e quajti atë “majmun”, ndaj refuzoi për disa minuta të luante, duke krijuar një tension të vërtetë.
Braziliani pranon të rikthehet në fushë, por sa herë prekte topin shoqërohej me vërshëllima dhe thirrje të shumta në stadium “majmun, majmun”.
Në minutën e 85-të, Vinicius Junior bëhet sërish protagonist, këtë herë për një faull ndaj Francois Letexier, por braziliani nuk u ndëshkua me karton të verdhë, që do të ishte i dyti për të, nga arbitri kryesor i takimit. Kjo gjë nervozoi Jose Mourinho-n, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe ndeshjen e kthimit në Madrid do ta ndjekë nga tribuna. SHIKOVIDEON
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Real Madrid fiton 0-1.
The post Mes thirrjeve “majmun, majmun”, në Lisbonë vendos supergoli i Vinicius Junior. “Skuqet” Mourinho (video) appeared first on Telesport.










