Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbroj ai që të ka vrarë

Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako.

Këngëtarja e akuzoi se po e mbron atë edhe pse nuk e ka dashur asnjëherë, duke bërë që të ketë reagime të shumta.

E për këtë reagoi edhe vetë Egli ku tha se nuk ka nevojë që të mbrohet nga ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk po të shqetësoj, mos hajde me më shqetësu. Kaq. Nuk mendoj që mundesh me më mbrojt. Nuk më mbron dot”, u shpreh ajo.

Ndër të tjerash konkurrentja theksoi: “Nuk mund të të mbroj ai që të ka vrarë”.

“Të kam vrarë, okej. Edhe ti mua më ke vrarë. Në rregull”, ia ktheu nga ana tjetër Gjesti.

Foto: Screenshot/YouTube

E Egli vazhdoi duke i thënë: “Vazhdo tani, unë tuat ti të miat”.

Me rikthimin e banores duket se ka një tension në raportin e tyre pasi ka ndërruar komplet qasje e sjellje.